Beselidhja e VjeterJobi: Jeta ime shpirtit tim mi velet
- 1 Jeta ime shpirtit tim m`i velet,shfrim të lirë ankimit do t`i jap,do të flas në mjerim të zemrës sime.
- 2 I them Hyjit: `Mos më dëno!`Më trego pse kështu po më gjykon?`
- 3 Punë e mirë të duket që më ndrydh,përbuz veprën e duarve të tuae u përkrah të mbrapshtëve synimin?
- 4 A thua sytë të mishtë i kee sheh ti siç shohin njerëzit?
- 5 Ditët e tua, vallë, si ditët e njerëzve,vjetët e tu si koha e njerëzve,
- 6 fajësinë time që ta kërkoshedhe mëkatin të ma shqyrtosh?
- 7 Ti e di se s`kam bërë asnjë të keqee prapë askush s`më shpëton nga dora jote.
- 8 Duart e tua, pra, mua më përftuan,duart e tua më trajtuan, më krijuan,pse papritmas tani po më shkatërron?
- 9 Të bie në mend: si baltën më punovedhe përsëri në pluhur do të më kthesh.
- 10 Vallë ti vetë a nuk më mbole si qumështine nuk më ngjize si dorën e djathit?
- 11 Vetë më veshe me lëkurë e me mish,më gërshetove me eshtra e me dej.
- 12 Ti më dhurove jetën edhe mëshirën,kujdesi yt ma ruajti shpirtin.
- 13 Megjithatë këtë e fshehje në zemrën tënde,e di se këtë e kishe për qëllim:
- 14 a mos mëkatoj të më vëresh me shumë kujdese s`lejon për mëkate të mos ndëshkohem.
- 15 I mjeri unë nëse jam fajtor!Po edhe i drejtë në qofsha,kokën të lartësoj unë nuk guxoj nga mjerimi e turpi i mbuluar!
- 16 Në qoftë se mburrem, më kap si klysh luani:përsëri veten e madhëron mbi mua.
- 17 Dëshmues të ri sjell kundër meje,ndaj meje e shton hidhërimin,vuajtje të reja vazhdojnë mbi mua të sulen.
- 18 Përse më nxore nga krah`rori i nënës?Të isha zhdukur, njeri të mos më ketë parë!
- 19 Do të kisha qenë porsi të mos isha,nga kraharori i kondisur në varr!
- 20 Janë të shkurtëra ditët e jetës sime!Më lejo, pra, edhe pak të gëzohem
- 21 derisa të nisem për udhë që s`ka kthim,në dheun e territ e të hijes së vdekjes,
- 22 në tokë errësire edhe krejt të errët,në mbretëri të vdekjes ku s`ka asnjë rregull,ku banon tmerri i përhershëm.